Foto: Ilustrim

Prishtinë, plagoset një person në Tregun e Veturave

Një person është plagosur me armë zjarri në mëngjesin e së dielës në tregun e veturave në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 07:30 kemi marrë informatën se në Tregun e automjeteve, në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Viktima ështe dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia është duke punuar për identifikimin e persont të dyshuar”, ka thënë Ahmeti./21Media