Qendra e Studentëve, Prishtinë

Prishtinë, personat që dalin nga karantina do të nënshkruajnë betim për vetizolim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar  lidhur me masat që do të merren për rastet qe dje kanë rezultuar negativ dhe ato pozitive më COVID-19, e që kanë qenë në karantine të Qendra e Studentëve në Prishtinë.

Sipas  njoftimit personat qe kanë rezultuar negativ me COVID-19 do të lirohen në shtëpi për të qëndruar në vetkarantinë edhe për dy javë, duke respektuar kështu rekomandimet e kësaj ministrie dhe të IKSHPK-së.

Ndërsa personat që kanë rezultuar pozitiv në Covid-19 do të dërgohen në Klinikën Infektive.

Ministria ka bërë të ditur për pasojat që mund ti kenë personat që nuk e respektojnë vendimin për vetëizolim.

“Ata që nuk manifestojë shenja të sëmundjes, do të nënshkruajnë një Deklaratë nën betim, me të cilën do të vetizolohet në shtëpi, nëse kanë kushte për ta bërë këtë, dhe do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm” thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë.

Masat e monitorimit të personave të izoluar do të koordinohen edhe me strukturat lokale të pushtetit.