Prishtinë: Përleshje në mes grupeve, lëndohen 2 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 3 persona pasi që të njejtit ishin përleshur në mes vete. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë gjatë orëve të mesnatës.

Sipas policisë dy persona kanë mbetur të lënduar pasi ishin shkrepur edhe armë të zjarrit. Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë dhe katër fishekë.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit gjendet në arrati.