Ilustrim

Prishtinë - Përleshje fizike mes disa shtetasve të huaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të huaj në fshatin Vranidoll të Komunës së Prishtinës, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një person me nënshtetësi të huaj.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit ishin nën ndikimin e alkoolit.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.