Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Prishtinë, përleshen mes vete dy familjarë

Nuk është e shpeshtë që në Kosovë brenda 24-orëve të raportohet vetëm një rast i dhunës në familje në Policinë e Kosovës.

Një gjë e tillë ndodhi në 24 orët e fundit. Në raportin policor është njoftuar se në të gjitha drejtoritë rajonale, zyrtarët policorë kanë intervenuar vetëm në një rast të dhunës në familje.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë më 15.09.2024 në 15:00h, e sipas njoftimit të Policisë është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy të dyshuar.

PK-ja tha se të dyshuarit janë shoqëruar në stacion dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.