Prishtinë, për shkak të asfaltimit nesër do të mbyllen për trafik 3 rrugë në ‘Pejton’

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nesër disa rrugë në lagjen ‘Pejton’ do jenë të mbyllura për shkak se do të asfaltohen.

“Po fillon asfaltimi i rrugëve në lagjen “Pejton”, prandaj prej nesër, e enjte, 3 Shtator në ora 08:00 deri të Premten, 4 Shtator në orën 18:00 rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” e “Perandori Justinian” do të jenë mbyllura për trafik,” ka shkruar Ahmeti.

Tutje Ahmeti ka bërë thirrje që gjatë këtyre orëve të shfrytëzohen rrugët alternative.

Punimet në lagjen ‘Pejton’ kanë filluar më 22 tetor të vitit 2019.