Foto: SHKK

Prishtinë, parandalohet futja e drogës në burg, ishte fshehur në kuti të cigareve

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar futjen e narkotikëve brenda Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas Shërbimit Korrektues rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:10 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, gjatë pranimit të një të burgosuri, Atij i është gjetur sasi e dyshuar narkotike, të cilën e kishte fshehur brenda pakos së cigareve.

Tutje SHKK njofton se lidhur me rastin është njoftuar Policia dhe janë iniciuar procedurat e tjera sipas rregullores.