Prishtinë, paraburgim për të dyshuarin se kërcënoi një grua dhe familjen e saj

Gjykata e Prishtinës ka vendosur ta çojë në paraburgim për një muaj të dyshuarin me iniciale M.M.

Sipas prokurorisë, i dyshuari ka kërcënuar një grua dhe familjen e saj  ndërsa sipas njoftimit, Gjykata konsideron se masa e paraburgimit është masë adekuate pasi ekziston rreziku i arratisjes.

Kjo  meqë i pandehuri jeton dhe vepron në Gjermani.

Po ashtu Gjykata ka gjetur se nëse i pandehuri gjendet në liri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale si dhe të ndikojë në të dëmtuarën.

I pandehuri është udhëzuar në të drejtën e tij për të paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.