Prishtinë, pamje nga aksidenti ku u rokullis vetura

Një veturë u rrotullua sot  pas një aksidenti në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë rreth orës 19:15.

Sipas të dhënave të policisë, në këtë aksident ka qenë e përfshirë vetëm një veturë, kurse janë lënduar tre persona.

Të lënduarit janë dërguar në trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Njësitet e policisë janë duke u marrë me shkaqet e aksidentit.