
Foto: KALLXO.com
Prishtinë, një person vdes pas goditjes me mjet të mprehtë
Një person ka vdekur si pasojë e goditjes me mjet të mprehtë mbrëmjen e 27.10.2024 në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Tirana”.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datë 27.10.2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në Rr.Tirana në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare që kemi bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë”- theksoi Hoxha.
Ai tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipa shëndetësore.
“Ekipa shëndetësore ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marrë me rastin dhe hetime janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë”- ka thënë ai.