Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Prishtinë, një person raporton se persona të maskuar i grabitën para e i kërkuan ta mbyll biznesin

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se me 01.08.2024 derisa ishte duke hyrë në banesën e tij, persona të maskuar nën kërcënimin e armës e kanë futur në veturën e tij dhe i kanë marrë para dhe dy karela bankare.

Sipas Policisë, viktima ka raportuar se të dyshuarit i kanë kërkuar që ai ta mbyll biznesin e tij.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime.