Prishtinë, një person plagos veten me pushkë ajrore

Një person është vetëplagosur dje rreth orës 07:00 në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi është vetëplagosur me pushkë ajrore në këmbë.

I njëjti, sipas Policisë, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.