Prishtinë, një person lëndohet në vendin e punës

Një burrë është lënduar deri sa ishte duke punuar sot rreth orës 11:00 në Lagjen Mati në Prishtinë.

Sipas Policisë, personi i i lënduar, L. Rr. mashkull, 39 vjeç, është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

I njëjti dyshohet se derisa ishte duke punuar, ka rënë nga një lartësi.

PK ka njoftuar se lidhur me këtë ngjarje me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar si dhe është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme” .

Rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor Jugu, në Prishtinë, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës, thuhet tutje në njoftim.