Ilustrim

Prishtinë, një person i arrestuar për dhunë në familje, kërcënoi edhe policët

Sot rreth orës 20:00 është arrestuar një person në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, nën dyshimin për dhunë në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari me inicialet K.M. 32-vjeçar ka tentuar që duke kërcënuar me armë zyrtarët policorë t’i shmanget arrestimit.

“Mirëpo, Njësitii i Reagimit të Shpejtë pas negocimit të gjatë profesional (rreth një orë) me personin e dyshuar,  ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe të sekuestrojë një armë zjarri”, ka bërë të ditur Flora Ahmeti, për KALLXO.com.

Sipas Ahmetit, në vendin e ngjarjes po vazhdon kontrolli dhe ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që në koordinim me prokurorin do të ndërmerren veprimet e nevojshme.