Prishtinë, një person gjendet i vdekur në veturë
08.8.2020 - 20:11
Në fshatin Koliq, në lagjen Peraj sot rreth orës 14:30 në një veturë, është gjetur i vdekur një person.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai tha se rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë” dhe se Policia është duke e trajtuar rastin në koordinim me prokurorinë./21Media