Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtinë, një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Sipas Policisë, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë rreth orës 19:00.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.