Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtinë - Një person gjendet i vdekur në kuzhinën e një lokali

Një person është gjetur e vdekur brenda kuzhinës së një lokali në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 08:15 në mëngjes, saktësisht në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, pas raportimit të rastit njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërsa rasit vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 01.10.2021 – 08:14. Është raportuar se viktima kosovare ishte gjetur pa shenja jete brenda në kuzhinën e një lokali. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë  në vendin e ngjarjes, ku dhe është  konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.