Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Prishtinë, një person dyshohet se kanosi zyrtarin policor gjatë arrestimit

Një person në Prishtinë është arrestuar të martën më 03.09.2024 pasi ishte në kërkim policor.

Sipas njoftimit, ai gjatë arrestimit ishte agresiv dhe ka kanosur zyrtarin policor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Lutfiu”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.