Prishtina

Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Prishtinë, një person dyshohet për dhunë seksuale dhe fizike ndaj ish të dashurës  

Një person në Prishtinë dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe dhunuar seksualisht ish-të dashurën e tij.

Rastin e ka raportuar në Polici vetë viktima.

“Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në mjekësinë ligjore. I dyshuari ende gjendet në arrati” është thënë në njoftimin e PK-së.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të mërkurën pasdite.