Vendi ku ndodhi rasti tragjik në Prishtinë - Foto: KALLXO.com
Prishtinë, një i vdekur e një i lënduar nga shembja e dheut në një vendpunishte
Një person ka humbur jetën e një është lënduar nga shembja e dheut që ka ndodhur sot, më 05.04.2025, në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
Sipas Borovcit, rreth orës 13:00 është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë.
“Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent” – ka thënë zëdhënësi.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.