Prokuroria Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Prishtinë, një i arrestuar për dhunë në familje

Një person është arrestuar nga Prokuroria e Prishtinës pasi dyshohet të ketë kryer dhunë në familje.

Në lidhje me këtë rast prokurori kujdestar ka marrë vendim që të njëjtit t’i caktohet masa e ndalimit në afat prej 48 orësh.

Gjatë 24 orëve të fundit Prokuroria e Prishtinës ka ndaluar edhe dy persona pasi dyshohen për vepra penale.

Njëri dyshohet për blerje dhe shitje të paautorizuar të lëndëve narkotike ndërsa tjetri për armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh në stacionin policor.