Ilustrim

Prishtinë, një gruaje i vidhet kuleta me para dhe dokumente

Një grua ka raportuar se i është vjedhur kuleta me dokumente personale dhe me 70 euro.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje në ora 08:00, në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

PK ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.