Policia

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Prishtinë - Një grua raporton se nën kërcënimin e armës dy persona i grabitën para

Një grua në Prishtinë ka raportuar të martën, më 21.01.2025, se nën kërcënimin e armës dy persona i kanë grabitur një shumë të parave.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, tek i cili është gjetur një armë dhe disa para të cilat janë sekuestruar si provë materiale – lidhur me rastin.

Me vendim të Prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.