
Policia e Kosovës
Prishtinë - Një grua pranon mesazh me përmbajtje kërcënuese nga burri i saj
15.1.2025 - 11:16
Në Raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është regjistruar një rast i dhunës në familje në Prishtinë.
Sipas Policisë, dyshohet se një grua ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese nga burri i saj, i cili ndodhet jashtë shtetit.
Policia njofton se rasti ka ndodhur më 06.01.2025, rreth orës 13:00.
“Në konsultim me Prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.” – ka njoftuar Policia, më 15.01.2025.