Ilustrim

Prishtinë, një grua dyshohet se është dhunuar nga pesë persona

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar nga pesë persona të dyshuar.

Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar, për të cilët është thënë se pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 27 gusht të këtij viti, rreth orës 17:30 deri në 00:30.

“Ankuesja ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur, dhunim, ndaj viktimës. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se rasti është në hetime.

KALLXO.com i ka dërguar pyetje Prokurorisë për të marrë më shumë detaje në lidhje me rastin.