Prishtinë, një fëmijë goditet nga vetura

Një fëmijë është goditur nga një veturë në qendër të Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, fëmija nuk ka marrë lëndime serioze dhe është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente.

“Sot rreth orës 19:00 kemi marrë informatë se në rr.”Garibaldi” në Prishtinë, një fëmijë është goditur nga një veturë. Është njoftuar ndihma e shpejtë , sipas ekipit mjekësor lëndimet nuk janë serioze. Me rastin është duke u marrë një njësi e trafikut, ndërsa fëmija është shoqëruar për në Emergjencë,” ka thënë Ahmeti.