Prishtinë, një fëmijë 3-vjeçar lëndohet nga rrethojat e një ndërtese

Një fëmijë i moshës 3-vjeçare është lënduar nga rrethojat e një ndërtese në Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, ndërsa ka bërë të ditur se është iniciuar rast ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

“Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit. Janë bërë ekzaminime në vendin e ngjarjes, përderisa në konsultim me prokurorin kujdestar nën dyshimin e veprës penale inicohet rasti “Shkaktim i rrezikut te pergjithshem” për procedura të mëtejme hetimore”, ka thënë Daut Hoxha për KALLXO.com.

Kurse gjendja shëndetësore e fëmijës ende nuk dihet.