Foto: KALLXO.com

Prishtinë, një burrë raporton se iu grabitën 100 euro nga një person i armatosur dhe i maskuar

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës, se i janë grabitur 100 euro nga një i dyshuar i maskuar dhe i armatosur në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur dje në orën 03:48.

I dyshuari më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës raporton se nuk ka lëndime dhe rasti është duke u hetuar.