Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtinë, një burrë gjendet i vdekur në rrugë

Një burrë raportohet të jetë gjetur dje i vdekur në rrugë.

Rasti ka ndodhur në orën 07:00 në Prishtinë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, ekipet mjekësore ku këta të fundit kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.