Ilustrim
Prishtinë, një burrë dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga dy persona
13.3.2020 - 14:25
Policia e Kosovës njofton se një burrë ka raportuar se ka pësuar lëndime trupore pasi që është qëlluar me armë zjarri nga dy të panjohur.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Hys Popova” në Prishtinë rreth orës 15:10.
Të dyshuarit, sipas policisë, janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërkaq, rasti është nën hetime.