Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtinë, një banesë në ‘Tophane’ përfshihet nga zjarri

Një banesë në lagjen ‘Tophane’ në Prishtinë është përfshirë nga flakët.

Nga raporti i Policisë thuhet se nuk është raportuar për persona të lënduar, kurse detaje të tjera do bëhen publike pas ekzaminimit të vendit.

“Sot rreth ores 15:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Prishtinë. Nuk  raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm. Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes,” thuhet nga policia.