Prishtinë, ngacmohet seksualisht në hyrje të banesës

Një qytetare është ankuar mbrëmë në Polici se është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në Prishtinë, në hyrje të banesës së viktimës.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.