Prishtinë, nëna braktis foshnjën e porsalindur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 14:40.

Sipas Policisë, një grua ka braktisur foshnjën e porsalindur.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa e dyshuara ende nuk është hasur nga Policia.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet.