Prishtinë, nën kërcënimin e armës vodhën në market cigare dhe televizor

Dje rreth orës 02:00 është raportuar  në polici se tre të dyshuar të maskuar kanë kryer një vjedhje në një market në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve punëtoret e sigurimit posa kanë dëgjuar alarmin janë afruar te lokali ku kanë hasur në persona të dyshuar, njëri prej tyre ua kishte drejtuar armën.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit kanë vjedhur një televizor dhe cigare të llojeve të ndryshme.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për persona të arrestuar.