Ilustrim

Prishtinë, nën kërcënimin e armës ia grabisin paratë

Një burrë nga Prishtina është ankuar në Policinë e Kosovës se dy persona, njëri i armatosur nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur një shumë prej 600 euro dhe më pas janë larguar.

Rasti ka ndodhur dje në orët e vona të natës, përderisa viktima kishte qenë në vendin e punës.

Sipas Policisë nuk raportohet për të lënduar.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, thuhet në raportin policor.