
Prishtinë, në QKUK vdes një 40-vjeçar që u rrëzua derisa po rregullonte ndriçimin e një skene teatrale
10.12.2020 - 18:15
Një person rreth 40-vjeç ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga rrëzimi nga një lartësi 5-6 metra.
Viktima sipas Policisë ka qenë duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale.
Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 14:20 është marrë informata se një person, i gjinisë mashkullore, rreth 40-vjeç, deri sa ka qenë duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej 5- 6 metrash. Nga QKUK bëhet me dije se i lënduari ka ndërruar jetë”, tha Borovci.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për rastin.