Ilustrim

Prishtinë - Mori të holla në këmbim të punësimit, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, e kanë identifikuar dhe arrestuar një person i cili kishte mashtruar një person tjetër për punësim.

Sipas policisë, i dyshuari i kishte marr viktimës 340 euro duke i premtuar punësim.

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti i kishte marr viktimës mashkull kosovar një shumë prej 340 eurosh me premtimin për punësim. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.