Prishtinë, mbi katër milionë euro për ‘Tregun e ri’ të qytetit

Komuna e Prishtinës pritet të investojë mbi 4.3 milionë euro te ‘Tregu i vjetër’ i Qarshisë.

Në vitin 2016 kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka prezantuar një projekt për transformimin e këtij tregu.

Procedurat për fillimin e punimeve në këtë treg kanë qenë në plan të fillojnë në vitin 2020, por ishte bartur si projekt në buxhetin e vitit 2021, kjo edhe për shkak që në pjesën e parë të vitit ka qenë i ndalur prokurimi në investime kapitale.

Para pak ditësh komuna e Prishtinës nënshkroi kontratë në vlerë 4.3 milionë euro për punime në këtë këtë treg.

Për këto punime komuna kishte paraparë buxhet prej 5.5 milionë euro, kurse tenderi i’u dha grupit të operatorëve ‘Rexha SH.P.K,  Arhiko ING O.P, NPN EUROING SH.P.K. të cilët ofruan çmim më të ulët nga tetë ofertat sa ishin pranuar në konkurs.

Në bazë të kontratës së nënshkruar, në këtë treg fillimisht do fillohet me demolim të objekteve që aktualisht janë vendosura aty, pastaj do fillohet me rregullimin e jashtëm.

Kurse, tek detajet e dhëna nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, në atë pjesë pritet të ndërtohen tre objekte kryesore, një garazhë nëntokësore, dhe do bëhen instalime termoteknike, elektroteknike dhe hidroteknike.

Në këtë treg që nga viti 1994 nuk ka pasur kurrfarë investimi të rëndësishëm, kurse vonesat ndërhyrje në renovim të këtij tregu komuna i kishte drejtuar tek Agjencia Kosovare e Privatizmit për shkak të problemeve pronës.