Pastrimi i rrugëve në Prishtinë - 08.04.2020

Prishtinë - Masat ndaj COVID-19, dezinfektohen rrugët e hapësirat publike për herë të dytë

Në Prishtinë ka filluar sot dezinfektimi për herë të dytë i rrugëve dhe hapësirave publike, si masë mbrojtëse ndaj coronavirusit. Komuna e Prishtinës në një njoftim ka bërë të ditur se ka filluar me dezinfektimin e rrugëve dhe hapësirave.

“Sot kemi filluar me dezinfektimin e rrugëve dhe hapësirave publike, për herë të dytë në Prishtinë. Fillimisht po bëhet larja e thellë e të gjitha rrugëve me cisterna, e pastaj do të vazhdohet me dezinfektimin e hapësirave publike dhe mobilierisë urbane (ulëseve, shportave, shtyllave) përmes pompave të krahut”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

“Ky dezinfektim është pjesë e masave mbrojtëse të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së #covid19. Kurse, qytetarët i lusim që t’i shmangin maksimalisht daljet”, thuhet në e Komunës së Prishtinës.