Prishtinë: Lagjja e Spitalit dhe Mati 1 mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit të Prishtinës ka bërë të ditur se me mungesë të ujit të pijshëm kanë mbetur Lagjja e Spitalit dhe Mati 1.

Kjo pasi që nga pakujdesia një kontraktor ka prishur gypin.

KRU “Prishtina” tutje ka njoftuar se përderisa operatori ekonomik i Komunës nuk e ka rregulluar prishjen, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit të KRU” Prishtina” dolën në terren për sanimin e dëmtimit, me ç’rast pritet të sanojnë shpejt.