Prishtinë, Kryetarja e Gjykatës kërkon nga gjyqtarët raporte të veçanta për muajin e fundit

Kryetarja e Gjykatës së Prishtinës, Afërdita Bytyçi ka takuar gjykatësit e Prishtinës për të diskutuar punët që janë kryer nga gjykata gjatë kohës së pandemisë së coronavirusit.

Sipas këtij njoftimi kryetarja Bytyçi,  nga gjyqtarët përgjegjës u njoftua lidhur me punët që janë kryer gjatë kësaj periudhe kohore për secilin departament dhe degë veç e veç.

Më pas u diskutua që pavarësisht gjendjes së krijuar nga pandemia COVID 19, gjykata të fokusohet në rritjen e aktiviteteve të saj, me theks të veçantë të shqyrtojë mundësinë e mbajtjes së seancave, sidomos rastet që rrezikohen nga parashkrimi.

Poashtu  nga gjyqtarët   dhe  stafi administrativ kujdestarë u kërkua  që gjatë kësaj periudhe kohore pandemie të kujdesen që të zbatohen masat mbrojtëse të cilat janë rekomanduar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në fund, kryetarja Bytyçi kërkoi nga gjyqtarët që të përgatisin raport të veçantë për punët dhe aktivitetet e gjykatës të realizuara gjatë periudhës 15 Mars 2020 – 15 Prill 2020, gjegjësisht gjatë periudhës kur është nxjerr Vendimi Nr.53/2020 për Reduktimin Esencial të Aktiviteteve të Gjykatave nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.