Prishtinë, konduktori i autobusit e rreh udhëtarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje, ku shihen dy punonjës të një kompanie të transportit të udhëtarëve duke e rrahur një person që besohet se ishte udhëtar në autobusin ku punonin të dyshuarit.

Pamjet tregojnë personat – punëtorë të kompanisë, njëri prej të cilëve e godet me dorë dhe me shkelm qytetarin.

Incidenti kishte nisur në autobus, ndërsa personi sulmohet pasi del nga autobusi.

KALLXO.com ka kontaktuar me kompaninë “24 yjet”, e cila ka thënë se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh.

Rrahja sipas kompanisë ka ardhur pasi qytetari nuk e ka paguar biletën e autobusit ndërsa edhe ka sharë e fyer personat në fjalë.