Foto: Komuna e Prishtines, Facebook

Prishtinë, komuna tregon nëse do ketë një qendër tjetër për COVID-19 si ajo në lagjen 'Kalabria'

Komuna e Prishtinës në vitin 2020 kishte improvizuar qendrën e mjekësisë familjare në lagjen ‘Kalabria’ si vendi ku do trajtohen të prekurit me COVID-19.

Kjo u bë për aryse të shmangies së përhapjes së virusit, ku të gjithë të prekurit do kishin një adresë për trajtim.

Drejtori i Shëndetësisë në komunë, Bujar Gashi për KALLXO.com tha se ekziston mundësia për një qendër të dytë në rast se ajo në lagjen ‘Kalabria’ nuk do mund të mbulojë shërbimet.

Sipas tij, numri i pacientëve në atë qendër është ende i menaxhueshëm.

“Po, e kam thënë si një mundësi në rast të rritjes enorme dhe tejkalimit të kapacitetve të QMF 7 në ‘Emshir’, mirëpo ende numri i pacienteve në këtë qendër është i menaxhueshëm”, ka thënë Gashi.

Në QMF-në e lagjes ‘Kalabria’ qytetarët e prekur me COVID-19, mund të kryejnë terapinë e tyre dhe aty po ashtu janë duke u kryer edhe teste të shpejta antigjenike (me strishë) rezultati i të cilave del brenda 20 minutave dhe teste serologjike (me gjak) që identifikojnë sasinë e antitrupave të krijuar.

Komuna e Prishtinës gjithashtu ka në plan që shumë shpjtë të hap thirrje për shtim të stafit mjekësor, pasi dhjetra profesionistë shëndetësorë shkuan për specializim në nivelin terciar.

Për momentin Komuna ka minus 45 punëtorë shëndetësor.

Prishtinë, mungesë e mjekëve në QMF, Komuna shpejt pritet të hapë konkurs për shtim stafi