Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Prishtinë: Kërcënon farmacisten, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një burrë shqiptar shtetas i huaj nën dyshimin se ka kanosur një grua.

Sipas policisë viktima kishte qenë në vendin e saj të punës në një nga barnatoret në kryeqytet.

Policia sqaron se rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:00 dhe se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.