
Foto: Kallxo.com
Prishtinë - Kërcënoi me armë dhe grabiti 300 euro
Në Raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një grabitje, më 12.02.2025, rreth orës 17:45.
Një person i dyshuar raportohet se ka hyrë në një lokal dhe ka kërcënuar me armë gruan e cila ka qenë në orarin e punës, duke i marrë pazarin ditor në vlerë rreth 300 euro.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar Policinë se në dyqanin ku punon ka hyrë një i dyshuar i panjohur dhe duke e kanosur atë me armë (pistoletë) i ka marrë paratë e pazarit ditor, në vlerë rreth 300 eurosh.” – thuhet në Raportin e Policisë
Policia njofton se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, pasi ka kryer grabitjen.
Lidhur me rastin nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
Policia e Kosovës në Raportin e saj e ka cilësuar rastin si: “grabitje”.