Prishtinë, kaplohet nga zjarri një fabrikë e qeseve

Një fabrikë e qeseve të plastikës dhe shtëpia e një personi janë përfshirë në armë zjarri dje në fshatin Siqevë në Prishtinë.

Rastin e ka raportuar një person dhe më pas policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku  me zjarrfikësit dhe është lokalizuar zjarri.

Tutje theksohet se vlera e dëmit nuk është përcaktuar dhe përvec dëmeve materiale nuk ka pasur persona të lënduar.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.