FOTO ILUSTRIM

Prishtinë, kapet shtetasi i huaj në tentim vjedhje

Të dalën në Prishtinë është regjistruar një tentim vjedhje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një shtetas i huaj ka tentuar të hyjë në një shtëpi për të vjedhur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, i cili kishte hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishte tentuar të kryejë vjedhje të cilin viktima e kishte hasur në  shtëpinë së tij”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.