Ilustrim

Prishtinë, kapet me 5 qese marihuanë

Policia e Kosovës njofton se në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë është arrestuar një burrë i dyshuar pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar pesë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 15.1 gramë.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.