
Foto: Policia e Kosovës/ Facebook
Prishtinë - Kapet drogë në vlerë 15,000 euro, katër të arrestuar
Katër persona të dyshuar për “posedim të substancave narkotike” janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Vlera e shitjes së substancës narkotike vlerësohet të jetë rreth 15,000 euro.
Rasti raportohet se ka ndodhur në Prishtinë, të martën, më 25.03.2025.
Policia e Kosovës njofton se arrestimi i të dyshuarve u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Blloku”.
Sipas Policisë, më 24.03.2025, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë, ka ndaluar një automjet të dyshuar në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në të cilin ndodheshin dy të dyshuarit.
Ndërsa, gatë kontrollimit të veturës thuhet se është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë, me peshë prej 10.4 gramë, derisa personat e dyshuar janë shoqëruar në Stacion Policor.
“Operacioni policor ka vazhduar tutje për identifikimin e veturës së dytë të dyshuar dhe personave të tjerë të përfshirë në rast. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët përkundër tentativës për të ikur dhe pas hedhjes së substancës narkotike në tokë në sasi prej 420.2 gram, janë arrestuar nga hetuesit policorë.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Nga Policia bëhet e ditur se për këtë rast është njoftuar edhe Prokurori kompetent dhe se në konsultim me të hetuesit policorë kanë kryer kontroll në banesën, të cilën të dyshuarit e kishin shfrytëzuar.
Gjatë kontrollit në banesë, Policia thotë se ka gjetur një paketim me bari të gjelbër, e dyshuar për narkotik të llojit marihuanë, me peshë 1063.8 gram; një qese me bari të gjelbër, e dyshuar për narkotik të llojit marihuanë, me peshë 31.8 gramë; sasi e pluhurit në ngjyrë të bardhë, e dyshuar për narkotik të llojit kokainë, me peshë 22.6 gramë dhe tri peshore digjitale.
Pas kësaj, Policia thekson se nga personat e dyshuar, dy prej tyre pas intervistimit, me Urdhër të Prokurorit janë liruar, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë dërguar në mbajtje për 48-orë.
Tutje, njoftohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Forenzikës Rajonale në Prishtinë, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive të gjetura si prova materiale.