Prishtinë – Iu gjetën në banesë pajisje teknologjike dhe kartela të telefonit të Kosovës dhe Serbisë

Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar pasi në banesën e tij janë hasur dhe sekuestruar disa pajisje teknologjike.

Bëhet fjale për një aparat për detektimin e kamerave dhe senzorëve, një shtëpizë e kompjuterit, shtatë telefona celularë të llojeve të ndryshëm, kartela të telefonit të Kosovës dhe të Serbisë, dy thika, 2675 € dhe 45 lira turke.

“Këto dokumente të identifikimit të cilat dyshohet se mundë të jenë të falsifikuara, fatura të ndryshme, fletore për evidenca dhe një veturë me targa të Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.